13-Jan-2018 16:01
Kurs i tipit workshop për fushën e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë. Nga aplikimet bazike në fushat e përmendura deri te prezantimi i inovacioneve të fundit do të kenë mundësi t’i shohin pjesëmarrësit e ngjarjes. Ligjerues do të jenë prof. Dr. Piotr Lipiec, prof. Dr. Jaroslaw D Kasprzak, Dr. Sci. Bozidar Ferek-Petric, Prof. Dr. Omer Dzemali, PD Dr. Florim Cuculi.
Për herë të parë në regjion do të bëhet simulimi në kardiokirurgji me simulatorin unik të prodhuesit Medtronic, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që në grupe nga 3 mjek çdo 30 minuta të simulojnë operacione, për t’u njoftuar me risitë e fundit në fushën përkatëse. Në të njëjtën kohë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të njoftohen dhe të aplikojnë teknologjinë 3D/4D në ekzaminimet Ekokardiografike. Ndër të tjera, përparësitë klinike të përdorimit të kësaj teknike dhe përdorimi efikas i saj.
Do të jetë një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave me profesorë nga Zvicra dhe Evropa perëndimore me paisjet e fundit të teknologjisë amerikane.