27-Nov-2018 10:11

VISUS 2018!

Përfundon me sukses VISUS Course Prishtina 2018, kursi i parë VISUS i organizuar në Prishtinë nga Yess Pharma me mbështetjen e Spitalit Sirona.

Me ligjëruesit e njohur evropianë e botëror Prof. Dr. Eberhard Merz dhe Dr. Sonila Pashaj, pjesëmarrësit e kursit u njoftuan përgjithësisht me aplikimin e ultrazërit 3D/4D në obstetrikë dhe gjinekologji.

Me aplikimin e softuerit 4DView dhe ekzaminimeve ‘live’, pjesëmarrësit përfituan një shkëmbim të hatashëm përvojash me Prof. Merz dhe Dr. Pashaj.

Ata u pajisjën me certifikata dhe njohuri të reja rreth aplikimit klinik të 3D/4D’së për t’iu dhënë diagnozë edhe problemeve më të vështira.

Përfitim i dijes e shumë kënaqësi me VISUS Course, i cili nga ky vit do të jetë i përvitshëm dhe me ligjëruesit më eminent botëror.

Falënderojmë gjithë pjesëmarrësit!