11-Jan-2018 05:01

Cardio days 2018

Yess Pharma, GE Healthcare dhe Medtronic këtë muaj do të organizojnë ‘workshop’-in më të madh kardiak të organizuar ndonjëherë në Kosovë.

Profesorët më eminent shqiptar dhe ndërkombëtar për dy ditë, 24 dhe 25 janar, do të ligjërojnë dhe demonstrojnë teknikat më inovative në fushën e ekokardiografisë, procedurave ‘guide interventional’ dhe simulimeve kardio-kirurgjike.

Simulatori më unik i Medtronic, pajisjet e fundit ultrasonografike nga GE Healthcare dhe ekspertët e aplikimit nga të dy këta prodhues do të jenë prezent për të ofruar dhe shkëmbyer njohurit e tyre me pjesëmarrësit.

Agjenda, mënyra e pjesëmarrjes dhe informatat e tjera të detajuara do të publikohen në fund të javës.

‘Cardio days 2018’ po vjen...