22-Dec-2017 06:12
‘Ne qëndrojmë me fëmijët’ është kjo motoja për të mbështetur sektorin e shëndetësisë nga kompania telefonike IPKO.
Kjo kompani ka nisur shpërndarjen e pajisjeve medicinale për disa reparte të pediatrisë në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Prej spitaleve e para që ka përfituar është Spitali Rajonal i Prizrenit ndërsa përfituese të këtyre pajisjeve me vlerë prej 10 mijë eurosh do të jenë edhe komunat si: Prizreni, Ferizaji, Obiliqi, Skënderaji, Drenasi, Gjakova, Peja, Gjilani, Graçanica dhe Klina.
Pajisja që IPKO ka dhuruar për Spitalin e Prizrenit është nga prodhuesi amerikan, GE Healthcare, Logiq V5 Expert. Ajo ështe pajisje e teknologjisë së lartë e ofruar nga kompania, Yess Pharma.
Ndërsa përveç kësaj iniciative kujtojmë se Ipko ka përkrahur edhe shkollat publike, nën moton ‘Mësuesit zgjedhin, Ipko përkrahë’, ku kanë përfituar shumë ente mësimore dhe çerdhe në nivel vendi.