21-Jul-2018 18:07

Konkurs nga Yess Pharma

Konkurs nga Yess Pharma për pozitat e hapura si më poshtë:

- Farmacist/e - Dy pozita të lira
- Inxhinier/e për servisim, shitje dhe mirëmbajtje - Dy pozita të lira

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Farmacist/e
• Përpilimi, përcjellja dhe realizimi i planit të punës,
• Vizita të rregullta institucioneve shëndetësore,
• Mbajtja e kontakteve dhe vizita të kohëpaskohshme të pikave shitëse

Kriteret bazike:
• Të ketë të mbaruar Farmacinë
• Të ketë aftësi të mira komunikimi, përpikëri, motivim dhe përgjegjësi të lartë në punë,
• Te ketë aftësi organizative, vetiniciativë dhe kreativitet,
• Nivel i lartë i gjuhës angleze
• Te ketë patent shofer

- Inxhinier/e për servisim, shitje dhe mirëmbajtje:
• Realizimi i planit të punës
• Servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve mjekësore
• Asistenca në shitje dhe aplikim të pajisjeve

Kriteret bazike
• Bachelor në Shkenca Kompjuterike, si Inxhinieri Kompjuterike, Elektronike apo të ngjashme me to (do merren në konsideratë edhe absolventët)
• Të ketë aftësi të mira komunikimi, përpikëri, motivim dhe përgjegjësi të lartë në punë,
• Te ketë aftësi organizative, vetiniciativë dhe kreativitet,
• Nivel i lartë i gjuhës angleze
• Te ketë patent shofer


Të interesuarit mund të dërgojnë CV në: info@yesspharma.com dhe arlind@yesspharma.com