06-Jun-2018 15:06

Kurs për përdorimin e ultrazërit për MSK në Prishtinë

Për herë të parë në Kosovë, SonoSkills do të organizojë kursin e saj tashmë të brenduar në Evropë për aplikimin muskuloskeletor të ultrazërit.

Me ligjërues ndërkombëtar të SonoSkills, kursi i parë (bazik) do të ndahet në dy njësi mësimore secila nga tre ditë: E para për ekstremitet e sipërme, ndërsa e dyta për ekstremitetet e poshtme.

• Kursi i ekstremiteteve të sipërme - 31/08/2018 – 02/09/2018
• Kursi i ekstremiteteve të poshtme – 21/09/2018 – 23/09/2018
Çmimi total: 1,100.00 EUR për person

Kush janë SonoSkills?

Është grup trajnuesish profesional me bazë në Holandë që organizon kurse për përdorimin e ultrazërit në aplikimet MSK.

Janë të shtrirë në gjithë Evropën dhe mbi 3000 mjekë janë bërë pjesë e trajnimeve të tyre.

Ata ligjërojnë gjuhë të ndryshme, përfshirë gjuhën angleze, gjermane, frënge, italiane e kroate.

Kurset e tyre janë me minimalisht 150 orë mësim/praktikë, të pranuara ndërkombëtarisht dhe tejet argëtuese.

Numri maksimal i pjesëmarrësve në kurs është 20, ndërsa për çdo tre pjesëmarrës duhet të jetë prezent një pajisje ultrazëri për punën praktike.

Të gjithë të interesuarit mund të shkruajnë për regjistrim në info@yesspharma.com apo në numrin e telefonit: 045 72 72 71.