08-Mar-2018 12:03

QKMF-ja e Prishtinës merr donacion ultrazërin Logiq V2 për kontrollimin e ijëve te të porsalindurit

Me ndihmën e Klubit të Rotarianëve Prishtina, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë është pajisur me aparatin e ultrazërit për kontrollimin e ijëve të foshnjat e porsalindura.

Me këtë pajisje do të jetë më e lehtë që sa më herët të identifikohen problemet nëse kanë me ije fëmijët që lindin në mënyrë që trajtimi të jetë më i lehtë dhe më i pak i kushtueshëm.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, e ka quajtur këtë donacion edhe një mundësi më shumë për fëmijët dhe prindërit, pasi zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje do të thotë trajtim më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm.

“Ne sot kemi pranuar prej Rotari Klub Prishtina i cili bënë ekzaminimin e kukave, apo ijëve e cila sigurisht në bazë të deklaratës së motrës këtu që kemi janë me së 15 për qind të rasteve prezente tek lindjet në Kosovë që është një nivel shumë i madh. Ne sado pak t’iu ofrojmë një mundësi më shumë, mirëpo ne ju kemi mundësuar një trajtim të shpejtë, një ekzaminim të shpejt të asaj diagnoze dhe sigurisht do të ketë impakt edhe tek fëmijët por edhe tek prindërit. Pasi sa më herët që vërehet, sa më herët evidentohet kjo sëmundje tek fëmijët është më e lehtë për shërim dhe për gjendjen ekonomike të familjes. Sa më vonë është më vështirë të trajtohet dhe kostoja më e madhe”, tha Pacolli.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitia, me kërkesën e të cilit është bërë ky donacion, ka përmendur dy dimensioni që ka ky investim.

“Është një donacion i cili në vetvete ka dy dimensione të investimit në të ardhmen. Është ajo se zbulimet e hershme tek fëmijët parandalojnë defekte dhe probleme të cilat mund të jenë shumë problematike nëse nuk intervenojmë tani. Por në të njëjtën kohë ka edhe dimensionin tjetër që ky donacion promovon një vlerë në kuptimin e solidaritetit, përgjegjësie qytetare e cila dorën në zemër duhet të jenë edhe vlerat që duhet t’i ketë shoqëria jonë në të ardhmen”, theksoi Vitias.

Vitia ka përmendur se ka disa vite që janë bërë ekzaminime të tilla, por me një aparaturë të një natyre tjetër të vjetruar që nuk i ka plotësuar standardet. Madje, për ta përdorur këtë aparaturë janë trajnuar dy mjeke.

Aparatura e dhuruar nga Rotary Club Prishtina dhe kompania Yess Pharma është Logiq V2, prodhim amerikan, e specializuar në shumë fusha.

Për më shumë informacione për ultrazërin:
http://www.yesspharma.com/single-product.php?id_products=12&name=LOGIQ%20V2