header

Quality Policy

Filozofia e cilësisë në YESS PHARMA është e bazuar në konceptin e furnizimit e klientëve tanë me produkte cilësore përmes strategjisë e cila ka për qëllim zero gabime në furnizim, deponim, shitje, shpërndarje të pajisjeve mjekësore dhe aparaturave mjekësore si dhe mirëmbajtjen dhe servisimin e tyre.

YESS PHARMA e përmbush këtë politikë përmes: - identifikimit të nevojave dhe pritjeve të klientëve tanë përmes ofrimit të produkteve me cilësi dhe çmim të përshtatshëm, - përmirësimit të nivelit të aftësive dhe efiqiencës së personelit dhe motivimit të tyre përmes krijimit një mjedisi punues të përshtatshëm dhe përmes trajnimeve të vazhdueshme, - përmirësimit të vazhdueshëm të efektivitetit dhe efiqiencës së sistemit të menaxhimit të cilësisë përmes monitorimit të vazhdueshëm të nivelit të produktivitetit, dhe - përmes ndërtimit të një infrastrukture dhe procedurave të cilat mbështesin këtë politikë të cilësisë.

Për të arritur të gjitha këto, YESS PHARMA ka vendosur sistemin e menaxhimit të cilësisë në bazë të kërkesave të standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015, kërkesave rregullatore dhe përkushtimit të menaxhmentit në sigurimin e resurseve dhe mbështetjes në arritjen e objektivave dhe plotësimit të kërkesave të këtij standardi dhe përmirësimit të vazhdueshëm të performancës së sistemit të menaxhimit të cilësisë.

Sistemi i menaxhimit të cilësisë në YESS PHARMA është i ndërtuar dhe vazhdimisht përmirësohet me qëllim të arritjes së kënaqësisë së klientëve tanë, përmbushjes së kërkesave dhe legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe përparimeve në fushën e cilësisë dhe të teknologjisë mjekësore.

Sistemi i cilësisë në YESS PHARMA është i ndërtuar në masa të kujdesit me qëllim të parandalimit të gabimeve para se ato të ndodhin.

Qëllimi ynë bazë i cilësisë arrihet duke e respektuar politikën e cilësisë dhe parimet dhe duke kërkuar nga çdo i punësuar në YESS PHARMA të punojë në pajtim të plotë me këtë politikë të cilësisë.